Flash

Njohja e pavarësisë së republikave separatiste/ Erdogan: Vendimi i Putin, i papranueshëm

Lapsi.al 22 February 2022
Njohja e pavarësisë së republikave separatiste/ Erdogan: Vendimi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, denoncoi vendimin e homologut Vladimir Putin për të njohur pavarësinë e dy krahinave separatiste në Ukrainë duke e quajtur “të papranueshëm”. AFP-ja raporton se Turqia ka kundërshtuar njohjen e pavarësisë së Donetsk dhe Luhansk nga Rusia. Erdogan gjithashtu theksoi angazhimin e Turqisë për të ruajtur unitetin politik dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin ndërkombëtar.

“Vendimi i Rusisë për të njohur të ashtuquajturat Republika të Donetskut dhe Luhanskut është kundër Marrëveshjes së Minskut”, tha Erdogan për gazetarët, gjatë një udhëtimi në Senegal të martën.

Presidenti turk u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregonin vetëpërmbajtje dhe deklaroi se Turqia është e hapur për të marrë pjesë në samitin e propozuar nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI