Flash

Johnson presion Rusisë: Do e godasim fortë me sanksione

Lapsi.al 22 February 2022
Johnson presion Rusisë: Do e godasim fortë me sanksione

Boris Johnson është zotuar se sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar do të godasin fort interesat ekonomike të Rusisë.

“Ata do ta godasin Rusinë shumë fort dhe ka shumë më tepër që ne do të bëjmë në rast të një pushtimi,” thotë ai, raporton BBC.

Boris Johnson foli pas takimit urgjent të komitetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që merret me emergjencat. Kryeministri tha presidenti rus Vladimir Putin tani ka shkelur sovranitetin ukrainas duke dërguar trupa dhe “shkatërruar plotësisht” ligjin ndërkombëtar.

“Ne do të vendosim menjëherë një paketë sanksionesh ndërkombëtare,” tha ai. “Ky është vetëm fillimi i një breshëri sanksionesh, sepse ne besojmë se do të ketë më shumë sjellje irracionale ruse në të ardhmen,” thotë ai.

“Kam frikë se të gjitha provat janë se presidenti Putin është me të vërtetë i vendosur për një pushtim të plotë të Ukrainës, tejkalimin, nënshtrimin e një vendi të pavarur, sovran evropian dhe mendoj, le të jemi absolutisht të qartë, se do të jetë absolutisht katastrofike”, shtoi ai më tej.

Presidenti rus Vladimir Putin njohu dje rajonet rebele të Ukrainës, duke i shpallur ato si të pavarura.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI