Flash

Erdogan: Vendimi i Putin për Ukrainën, i papranueshëm

Lapsi.al 22 February 2022
Erdogan: Vendimi i Putin për Ukrainën, i papranueshëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, denoncoi vendimin e Vladimir Putin për të njohur pavarësinë e dy krahinave separatiste në Ukrainë duke e quajtur “të papranueshëm”.

“Vendimi i Rusisë për të njohur të ashtuquajturat Republika të Donetskut dhe Luhanskut është kundër Marrëveshjes së Minskut”, tha Erdogan për gazetarët, gjatë një udhëtimi në Senegal të martën.

“Aty theksohet se ky vendim përbën shkelje të pastër të unitetit politik të Ukrainës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. E konsiderojmë vendimin e Rusisë si të papranueshëm”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregonin vetëpërmbajtje dhe deklaroi se Turqia është e hapur për të marrë pjesë në samitin e propozuar nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Erdogan shtoi se Turqia po merr masa paraprake sigurie në rast se në Detin e Zi ka përshkallëzim të armiqësive. “Duke qenë se jemi vend që lagemi nga Deti i zi, duhet të merren shumë masa”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI