Flash

Ethe lufte në Ukrainë, nis evakuimi i prorusëve në rajonin e Donetskut

Lapsi.al 18 February 2022
Ethe lufte në Ukrainë, nis evakuimi i prorusëve në rajonin e

Pas thirrjes së liderve prorusë për evakuim dhe shpërthimit në qendër të qytetit të Donetskut, në mbrëmje ka nisur evakuimi i banorëve. Banorët e Donetskut kanë nisur të largohen me autobus në drejtim të rajonit të Rostovit në Rusi, pas marrëveshjes me autoritetet ruse.

Pasiten e së premtes, mediat në Moskë raportuan se udhëheqësit pro rusë në Donetsk e Lugansk u kanë bërë thirrje popullsisë të largohen sa më parë nga këto zona në drejtim të Rusisë, pasi sipas tyre, forcat e Ukrainës kanë rritur ndjeshëm sulmet.

“Kur armiku bombardon, jeta e dhe shëndeti i qytetarëve tanë mund të jetë në rrezik. Prandaj, nga sot, 18 shkurt, po organizohet një evakuim masiv i popullsisë drejt Rusisë”, ka thënë Denis Pushilin, lideri i prorusëve në Donetsk.

Ndërkohë, situatën e tensionuar në Donbas e ka konfirmuar edhe Presidenti i Francës Macron, në një deklaratë të pasdites së të premtes.

Të këshilluara

Tjetër shtet heq certifikatën e vaksinimit

Nga sot Izraeli ka hequr detyrimin për paraqitje të certifikatës së vaksinimit kundër Covid në disa vende publike, duke lehtësuar kështu masat anti-Covid, pasi ...

17:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI