Flash

Pas takimit me Putin, Macron viziton Ukrainën: Do të bëj gjithçka për ndërmjetësimin e krizës

Lapsi.al 8 February 2022
Pas takimit me Putin, Macron viziton Ukrainën: Do të bëj

“Franca është e vendosur të bëjë gjithçka që është e mundur për të vazhduar përpjekjet ndërmjetësuese në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën”.

Kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron, pas takimit prej 3 orësh me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti francez shtoi se zgjidhjet konkrete dhe praktike ishin të mundura për t’i dhënë fund krizës midis Rusisë dhe Perëndimit.

Macron vlerësoi gjakftohtësinë e Ukrainës, pavarësisht presionit mbi kufijtë e saj në këtë kohë krize.

Nga ana e tij, Zelenskyy tha në konferencën e përbashkët për shtyp me Macron se ai priste “shumë shpejt” një tjetër takim të të ashtuquajtur grupi i kontaktit të Normandisë, duke përfshirë Ukrainën, Rusinë, Francën dhe Gjermaninë.

Vizita e Macron të martën, erdhi një ditë pas takimit të tij të gjatë me Vladimir Putin, në përpjekje diplomatike për të qetësuar tensionet në ngecjen ushtarake midis Rusisë dhe Ukrainës.

Më vonë, Macron ka planifikuar të shkojë në Berlin për t’u takuar Olaf Scholz, pas kthimit të kancelarit gjerman nga vizita e tij në Uashington.

Të këshilluara

Navalny përballet me një gjykim të ri

Opozitari rus, Aleksei Navalny do të përballet me një gjykim të ri javën e ardhshme. Gjykimi do të mbahet brenda burgut ku ai gjendet aktualisht dhe ai nëse gje...

15:01

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI