Flash

Putin paralajmëron se mund të shpërthejë luftë bërthamore nëse Ukraina i bashkohet NATO-s

Lapsi.al 8 February 2022
Putin paralajmëron se mund të shpërthejë luftë

Vladimir Putin ka paralajmëruar se një luftë bërthamore mund të shpërthejë nëse Ukraina bashkohet me NATO-n dhe akuzoi Perëndimin për mospërfillje të plotë të shqetësimeve të tyre, disa orë pas bisedimeve me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Moskë.

Putini tha se donte të ‘theksonte edhe një herë’ se “nëse Ukraina bashkohet me NATO-n, vendet evropiane do të tërhiqen automatikisht në një konflikt lufte me Rusinë”.

LEXO EDHE:

VIDEO/ Shihni një të paralizuar të ecë përsëri falë studimit të ri të palcës kurrizore

Ai tha se shtetet “nuk do të kenë kohë as të mbyllin sytë” përpara se të thirren në nenin 5 të NATO-s, i cili kërkon mbrojtje kolektive të anëtarëve.

Putin tha gjithashtu se e pranon se fuqia ushtarake e Moskës ishte ‘e pakrahasueshme’ me NATO-n, por paralajmëroi se Rusia ‘është një nga shtetet kryesore bërthamore’ dhe se nuk do të kishte ‘fitues’ në një luftë të nxehtë, raportoi Kommersant, shkruan Dailymail.

Putini ka shpenzuar muaj duke grumbulluar rreth 135 mijë trupa të mbështetur nga tanke dhe artileri në kufijtë e Ukrainës, duke shkaktuar paralajmërime të përsëritura nga Uashingtoni se ai do të pushtojë.

Kjo vjen pasi u zbulua se ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk e ka plan të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut që do të mbahet më 18-20 shkurt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI