Flash

Kërcënimi i Putin-it: Nuk matemi dot me NATO-n, por jemi fuqi bërthamore

Lapsi.al 8 February 2022
Kërcënimi i Putin-it: Nuk matemi dot me NATO-n, por jemi fuqi

Presidenti Vladimir Putin, kërcënoi me luftë bërthamore Perëndimin, në rast se futet në një konflikt të armatosur me Rusinë. Pas bisedimeve për rreth 5 orë me Presidentin Emmanuel Macron në Kremlin, Putin tha gjithashtu se do të bënte gjithçka për të gjetur kompromis.

“A e kuptoni apo jo? Nëse Ukraina do të anëtarësohej në NATO dhe vendos të rimarrë ushtarakisht Krimenë, shtetet europiane automatikisht do të përfshiheshin në një konflikt ushtarak me Rusinë. Sigurisht që armatimet dhe potenciali i NATO-s dhe Rusisë nuk krahasohen, dhe ne e dimë këtë. Por ne dimë gjithashtu që Rusia është një ndër fuqitë më të mëdha bërthamore, dhe qëndron para shumë shteteve të tjera sa i përket modernizimit. Nuk do të kishte fitimtarë”, tha Putin në konferencë për mediat me homologun francez.

Ai i bëri thirrje Ukrainës që t’i përmbahej Marrëveshjes së Minskut, sipas të cilës vendi synon t’i japë fund luftës me separatistët rusishtfolës në krahinën e Donbasit. Presidenti rus tha gjithashtu se Uashingtoni dhe Brukseli kishin ngritur disa shqetësime që mund të diskutohen, edhe pse për Rusinë ato ishin dytësore.

Rusia ka pozicionuar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufijve me Ukrainën, por mohon pretendimet se po përgatit një sulm. Zyrtarët amerikanë, që mbështeten në informacione të inteligjencës, paralajmëruan se pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia mund të shkaktojë deri në 50 mijë viktima. Ata vlerësojnë gjithashtu se në rastin e një sulmi, Kievi do të pushtohej brenda pak ditësh, ndërsa do të nxitej një krizë refugjatësh në Europë, me miliona njerëz që do të largoheshin nga vendi.

Nga ana tjetër, trupat amerikane shtesë mbërritën në Poloni të shtunën, pjesë e kontingjentit që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në vend, si pjesë e planit për të forcuar mbrojtjen në kahun lindor të aleancës. Administrata Biden njoftoi pak ditë më parë se do të dërgojë afërsisht 3 mijë trupa shtesë në Europën lindore.

Të këshilluara

Navalny përballet me një gjykim të ri

Opozitari rus, Aleksei Navalny do të përballet me një gjykim të ri javën e ardhshme. Gjykimi do të mbahet brenda burgut ku ai gjendet aktualisht dhe ai nëse gje...

15:01

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI