Flash

Draghi komenton situatën mes Ukrainës dhe Rusisë: Pasojat mund të jenë serioze, e nevojshme një klimë besimi

Lapsi.al 1 February 2022
Draghi komenton situatën mes Ukrainës dhe Rusisë: Pasojat mund

Kryeministri italian Mario Draghi i bëri thirrje sot presidentit rus Vladimir Putin që të mos të përshkallëzojë krizën në Ukrainë.

Sipas një deklarate nga Roma, Draghi “theksoi rëndësinë e angazhimit për një de-përshkallëzimin e tensioneve duke pasur parasysh pasojat serioze të një krize përkeqësuese”, sipas një deklarate nga presidenca e Këshillit. Të dy zyrtarët ranë dakord gjithashtu për një angazhim të përbashkët për një zgjidhje të qëndrueshme të krizës dhe për nevojën për të rivendosur një klimë besimi.

Vladimir Putin ka akuzuar autoritetet ukrainase për dështimin në ” përmbushjen e angazhimeve të tyre, veçanërisht në aspektet politike të zgjidhjes së konfliktit” me separatistët pro-rusë në pjesën lindore të vendit, sipas Kremlinit. Të dy krerët ” diskutuan në detaje për përpunimin e garancive ligjore të sigurisë” për Rusinë.

Vladimir Putin këmbënguli se sa “i rëndësishëm është respektimi i parimit themelor të pandashmërisë së sigurisë”, duke thënë se Perëndimi nuk duhet të ndërtojë sigurinë e tij në kurriz të sigurisë së Rusisë. Moska po përgatit përgjigjen e saj.

 

 

Në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga kriza, diplomatët amerikanë dhe rusë pritet të flasin sërish sot, ndërsa Perëndimi përgatit sanksione të rënda ekonomike në një përpjekje për të parandaluar Moskën të nisë një ofensivë të re kundër Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI