Flash

SHBA vendos Kosovën në nivelin shumë të lartë të rrezikut për udhëtim

Lapsi.al 1 February 2022
SHBA vendos Kosovën në nivelin shumë të lartë të

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka vendosur Kosovën në nivelin 4 të rrezikut të Covid-19 së bashku me 11 destinacione të tjera. Përveç Kosovës në Europë është edhe Moldavia. Ndërsa në Azinë Juglindore kaluan në kategorinë me rrezik më të lartë Singapori dhe Filipinet. CDC vendos një destinacion në Nivelin 4 kur më shumë se 500 raste për 100 000 banorë janë regjistruar në 28 ditët e fundit dhe këshillon udhëtarët që të shmangin udhëtimet në vendet e Nivelit 4. Pas më shumë se gjashtë muajsh në kategorinë e udhëtimeve me rrezik më të ulët të nivelit 3 të Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Meksika kaloi në nivelin 4 të rrezikut “shumë të lartë” të hënën.

Meksika ishte renditur në Nivelin 3 që nga 7 qershori. Një numër rekord i rasteve të reja Covid-19 është regjistruar këtë muaj në Meksikë. Ndër 12 destinacionet e shtuara në Nivelin 4, pesë ishin në Amerikën e Jugut: Brazili, Kili, Ekuador, Paraguai dhe Guiana Franceze (një kolektivitet territorial i Francës përtej detit). Në Karaibe, Anguilla dhe Saint Vincent dhe Grenadinet kaluan në Nivelin 4.

Për ta përmbledhur, 12 vendet e shtuara këtë javë janë: Anguilla, Brazili, Kili, Ekuador, Guiana Franceze, Kosovë, Meksikë, Moldavia, Paraguaj, Filipinet, Shën Vincenti dhe Grenadines dhe Singapori.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI