Flash

Alarmi i zyrtarit amerikan: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo çast

Lapsi.al 18 January 2022
Alarmi i zyrtarit amerikan: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në

Rusia mund të nisë sulm ndaj Ukrainës “në çdo çast”, ka thënë një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është nisur drejt Kievit e më pas edhe Berlinit për bisedime urgjente, me qëllim të shmangies së ndonjë lufte të re në Ukrainë.

Meqë Rusia ka të mbledhur mbi 100,000 trupa ushtarake afër kufirit të Ukrainës dhe një numër të forcave është duke e pozicionuar për stërvitje në Bjellorusi, Perëndimi është i alarmuar për mundësinë e një konflikti të ri.

Javën e kaluar, diplomatët rusë janë takuar me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe kombeve evropiane, për të diskutuar kërkesat e Moskës, të cilat parashohin ristrukturim të arkitekturës së sigurisë në Evropë.

Bisedimet kanë përfunduar pa marrëveshje, andaj duke ia shtuar kësaj situate edhe retorikën e Moskës, zyrtarët e Perëndimit kanë thënë se janë të shqetësuar.

Forcat ruse në Bjellorusi “nuk janë as për stërvitje as si lëvizje normale e trupave”. Është shfaqje e forcës, e dizajnuar për të shërbyer si pretekst i rremë për një krizë, ndërkohë që Rusia planifikon pushtim të mundshëm”, ka thënë ky zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, në kushte anonimiteti.

“Ne jemi në pikën kur Rusia mund të sulmojë Ukrainën në çdo çast”, ka thënë ky zyrtar.

Pas vizitave në Kiev dhe Berlin, Blinken pritet të udhëtojë në Gjenevë për të biseduar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Të dy liderët është thënë të kenë biseduar përmes telefonit më 18 janar.

Duke e përshkruar takimin e Blinkenit dhe Lavrovin, ky zyrtar amerikan u ka thënë gazetarëve se “duket se diplomacia nuk ka vdekur ende”.

“Ne duam të testojmë nëse ka ndonjë mundësi për diplomaci këtu, mirëpo vazhdojmë të jemi të përgatitur edhe për rezultat tjetër”, ka thënë ky zyrtar./REL

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI