Flash

Arrihet marrëveshja, Bullgaria nuk do të pengojë përdorimin e emrit të shkurtër Maqedonia e Veriut

Lapsi.al 18 January 2022
Arrihet marrëveshja, Bullgaria nuk do të pengojë përdorimin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët me homologun e tij bullgar Kiril Petkov njoftoi se është arritur marrëveshje që Bullgaria të mos pengojë emrin e shkurtër Maqedonia e Veriut.

“Bullgaria nuk do të kufizojë më përdorimin e emrit të shkurtër në asnjë dokument ndërkombëtar ose dypalësh dhe për këtë arsye do të njoftojë OKB-në. Në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dërgoi edhe një notë verbale në OKB për emrin tonë të gjatë dhe të shkurtër”, tha Kovaçevski pas takimit me homologun e tij bullgar Kiril Petkov.

Kovaçevski shtoi se Petkov në Shkup gjithmonë mund ta konsiderojë veten mes miqve të mirë.

I kemi premtuar njëri-tjetrit se energjinë e re do ta shfrytëzojmë dhe përmes një qasjeje të re të bazuar në respektin e ndërsjellë do t’i përmirësojmë marrëdhëniet, shtoi Kovaçevski.

Kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov u pajtuan për formimin e grupeve punuese në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, tregtisë, bashkëpunimit afarist mes komunitetit afarist, arsimit dhe kulturës.

“Nuk janë bërë që unë dhe Kirili të kontrollojmë dikë ose t’i japim detyra, por janë si grupe ndërministrore dhe do të marrin pjesë edhe përfaqësues të sektorëve të cilëve u referohet. Në fushën e arsimit, për shembull, profesorët do të shkëmbejnë njohuri shkencore dhe do të ketë një shkëmbim më të madh të studentëve,” informoi Kovaçevski.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI