Flash

OKB: Talibanët synojnë përjashtimin e grave dhe vajzave nga jeta publike

Lapsi.al 18 January 2022
OKB: Talibanët synojnë përjashtimin e grave dhe vajzave nga jeta

Liderët talibanë po tentojnë që të institucionalizojnë diskriminimin gjinor në shkallë të gjerë e sistematik dhe dhunën kundër grave dhe vajzave afgane, paralajmëruan ekspertët për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara. Përmes një deklarate të lëshuar më 17 janar, 36 ekspertë të OKB-së thanë se janë ndërmarrë një sërë hapash kufizuese që prej se talibanët morën kontrollin e Afganistanit në muajin gusht. Kufizimet, veçanërisht ato që kanë të bëjnë për gratë dhe vajzat, kanë ngritur alarmin, vlerësuan ekspertët.

“Ne jemi të shqetësuar me këto përpjekje të vazhdueshme dhe sistematike për përjashtimin e grave nga sfera sociale, ekonomike dhe politike në mbarë vendin. Këto shqetësime përkeqësohen në rastet e grave nga minoritetet etnike, fetare dhe gjuhësore, siç janë komunitetet hazara, taxhik, hindu dhe komunitetet e tjera, që i bën më të cenueshme në Afganistan”, u tha në deklaratë.

Shumë grave në Afganistan u është ndaluar që të kthehen në vendet e tyre të punës. Shoferët e autobusëve dhe taksive u është ndaluar që të transportojnë gratë, nëse ato nuk janë të veshura me shami islame. Po ashtu, shoferët e kanë të ndaluar që të transportojnë gratë e pamartuara në një distancë prej më shumë se 70 kilometrash.

“Këto politika kanë ndikuar edhe në aftësinë e grave për të punuar dhe për të siguruar jetesën e tyre, duke i shtyrë ato më tej drejt varfërisë”, thanë ekspertët.

Ekspertët e OKB-së po ashtu shprehën shqetësimin për ndalimin e vajzave që të vijojnë shkollimin e mesëm. Javën e kaluar, organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch ngriti alarmin lidhur me përkeqësimin e të drejtave të grave dhe vajzave që prej marrjes së pushtetit nga talibanët. Gratë në Afganistan kanë organizuar protesta duke kërkuar të drejta për arsim, punë dhe liri, por këto protesta talibanët vazhdimisht i kanë shtypur duke i rrahur pjesëmarrësit, duke i kërcënuar, por edhe duke i arrestuar protestuesit./REL

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI