Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Mbi 150 mijë vdekje në Britani nga COVID-19, ekspertët: Jo dozë të katërt

Lapsi.al 9 January 2022
Mbi 150 mijë vdekje në Britani nga COVID-19, ekspertët: Jo

Britania e Madhe e kaloi pragun e trishtë të 150 mijë viktimave nga koronavirusi, pasi raportoi edhe 313 vdekje të tjera në 24 orët e fundit. Kryeministri Britanik Boris Johnson tha më herët gjatë javës se vendi do të frenonte valën Omicron, edhe pse po raporton më shumë se 200 mijë infektime në ditë.

Megjithatë kryeministri ka pranuar se javët në vazhdim do të jenë sfiduese, me disa shërbime që do të preken nga mungesa e stafit. Për të zgjidhur ngërçin, autoritetet po mendojnë të reduktojnë periudhën e izolimit për ata që rezultojnë pozitivë, nga 7 në 5 ditë.

“Me siguri qe do të ndihmonte në reduktimin e trysnisë në shkolla, tek fuqia punëtore e domosdoshme e sektorë të tjerë. Por sigurisht një masë e tillë do të mbështetej në rekomandimin e ekspertëve dhe shkencëtarëve”, deklaroi Nadhim Zahawi Ministër i Arsimit.

Ndërsa vende si Izraeli po mbështeten te doza e katërt për të mbrojtur grupet më të rrezikuara nga varianti më ngjitës Omicron, ekspertët në Britaninë e Madhe thonë se për momentin ajo nuk është e nevojshme, dhe se doza e tretë po rezulton efektive në nxitjen e reagimit imunitar.

Sakaq, Gjermania po planifikon të kufizojë më tej qasjen në bare dhe restorante mes rritjes së infektimeve. Kancelari Olaf Sholc tha se nga 15 janari, qytetarët qe duan të hyjnë në bare dhe restorante do ë duhet të tregojnë edhe test negative përveç provës së vaksinimit apo shërimit nga Covid-19. Mbi 105 mijë vete morën pjesë në protestat e zhvilluara në Francë, kundër projektligjit që kthen certifikatën shëndetësore në certifikatë vaksinimi. Masa ndalon të pavaksinuarit të kenë qasje në jetën publike. Vendi po thyen rekorde infektimi, duke u pozicionuar i dyti në botë me më shumë e 300mijë raste ditore. Shkencëtarët në Francë kanë thënë se varianti Omicron mund të jetë 105 përqind më i transmetueshëm se Delta.

Të këshilluara

Gjermania ashpërson masat kundër pandemisë

Liderët gjermanë u pajtuan të premten që të ashpërsojnë kriteret për hyrjen në restorante dhe bare si dhe që të shkurtojnë periudhën e karantinës dhe vetizolimi...

17:47

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI