Flash

20-vjetori i futjes në përdorim të euros

Lapsi.al 1 January 2022
20-vjetori i futjes në përdorim të euros

Më 1 Janar 2002 dymbëdhjetë vende të BE-së futën në përdorim euron. Përveç Gjermanisë kjo monedhë u bë monedhë zyrtare edhe në Belgjikë, Finlandë, Francë, Greqi, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Austri, Portugali dhe Spanjë.

Monedha e përbashkët i bashkoi edhe më tepër vendet e BE-së. Ky ishte një hap i madh për Bashkimin Evropian dhe një thes i madh surprizash gjithashtu, sepse askush nuk mund të parashikonte me siguri se si do të ecte monedha e re.

Monedha e dytë pas dollarit

Euroja i dha fund dominacës botërore të dollarit. Por si valutë rezervë, dollari vazhdon të jetë pa diskutim numri një. Sipas statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rreth 59.2 për qind e të gjitha rezervave zyrtare të valutës në tremujorin e dytë të vitit 2021 ishin në dollarë amerikanë. Euroja renditet në vendin e dytë me 20.5 për qind.

Faktencheck Euroumstellung

Sa u përket transaksioneve ndërkombëtare të dy monedhat janë në të njëjtin nivel. Sipas të dhënave të organizatës SWIFT, kompjuterët e së cilës përdoren për të përpunuar pothuajse të gjitha transfertat globale, në tetor përmes rrjetit SWIFT janë transferuar afërsisht po aq para në dollarë amerikanë (39,1 për qind) sa në euro (38,1 për qind). Një vit më parë madje euroja ishte pak përpara dollarit.

Problem ekonomik për vendet e Evropës Jugore

Fuqia ekonomike e dymbëdhjetë vendeve që futën në përdorim euron në vitin 2002 është rritur që atëherë me gati 50 përqind. Por në shumicën e vendeve evropiano-jugore, megjithatë, rritja është shumë më e ulët se në veri. Kjo është e vërtetë edhe nëse nuk merren parasysh Luksemburgu dhe Irlanda, ku rritja ishte veçanërisht e fortë për shkak të sektorëve të financave dhe të IT në këto vende.

Portugalia, Greqia dhe Italia

Portugalia dhe Italia janë veçanërisht prapa. Dhe Greqia nuk ka shënuar pothuajse asnjë rritje ekonomike në këto 20 vjet. Arsyeja për këtë lidhet me borxhin e vendeve të eurozonës rreth dhjetë vjet më parë, si rezultat i së cilës ekonomia në shumë vende vende u tkurr.

Faktencheck Euroumstellung

Ky proces ishte tepër dramatik sidomos për Greqinë dhe Italinë, të cilat duke mos pasur monedhë të vetën nuk mund ta zbusnin krizën duke zhvleftësuar monedhën vendase. Kriza e asaj kohe vazhdon të reflektohet në numrin e lartë të të papunëve në këto vende./DW

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48