Flash

Tensionet Ukrainë-Rusi, presidenti ukrainas: Nuk na frikëson asnjë ushtri

Lapsi.al 1 January 2022
Tensionet Ukrainë-Rusi, presidenti ukrainas: Nuk na frikëson

Gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, kundërshtoi grumbullimin e forcave ruse, që janë vendosur në kufi me Ukrainën.

“Ne nuk na frikëson asnjë ushtri në asnjërën anë të kufirit”, tha ai, “sepse një ushtri e madhe në anën tonë të kufirit na mbron ne”.

Komentet e tij vijnë në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit lidhur me grumbullimin e trupave ruse dhe me kërkesat e Moskës për “garanci të gjera të sigurisë” në Evropë dhe Azinë Qendrore. Autoritetet në Kiev kanë shprehur shqetësimet se Rusia gjatë javëve në vijim mund ta pushtojë Ukrainën.

Zelenskiy tha se “qëllimi kryesor” i Qeverisë ukrainase mbetet dhënia fund e luftës ndërmjet Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Ai premtoi se “viti 2022 do të jetë vit më i mirë”.  Presidenti ukrainas shprehu bindjen se Krimea “një ditë” do t’i kthehej kontrollit të Kievit.

“Ne mund të themi se e kemi rikthyer Krimenë në agjendën botërore dhe një ditë ne do të mund të themi se ia kemi kthyer Krimenë Ukrainës”, tha Zelenskiy. “Dhe është e rëndësishme që të kthehen të gjithë të burgosurit. Që të gjithë”, shtoi ai.

Zelenskiy shprehu mbështetjen për qytetarët e rajonit të Krimesë, që është i okupuar nga Rusia, të cilët janë arrestuar nga autoritetet ruse. Ai tha se “ata nuk humbën dinjitetin e tyre dhe thanë të vërtetën për Krimenë, gjë për të cilën humbën lirinë e tyre”. Teksa presidenti ukrainas po fliste, në video doli edhe klipi i korrespondetit të Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko, që ishte ndaluar në Krime në mars dhe ka thënë se ishte torturuar në kohën sa kishte qenë në mbajtje nga autoritetet./REL

Të këshilluara

Tërmeti 7,3 rihter godet Indonezinë

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar, mëngjesin e së enjtes, në provincën Maluku në Indonezi. Deri tani, ende nuk ka njoftim për persona t...

14:05

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48