Flash

Vala e Omicron në SHBA, reduktohet koha e karantinës prej mungesave në staf

Lapsi.al 28 December 2021
Vala e Omicron në SHBA, reduktohet koha e karantinës prej mungesave

Periudha e izolimit për persona asimptomatikë me Covid-19 do të përgjysmohet nga 10 më 5 ditë në SHBA.

Rekomandimi erdhi nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e cila tha se kjo periudhë duhet të pasohet nga 5 mbajtje maske në praninë e personave të tjerë.

Siç thuhet, shumica e infektimeve ndodhin 2 ditë para dhe 3 ditë pas shfaqjes së simtomave. Masa pritet të lehtësojë problemet e shkaktuara nga mungesa e stafit për shkak të izolimit. Ekspertët thanë se rekomandimi motivohej nga shkenca.

“Nëse ke simptoma nuk duhet të dalësh, por në rastin e asimptomatikëve të infektuar, duam që të rikthehen në punë, veçanërisht në ato vende që janë thelbësore për të çuar përpara shoqërinë. Prandaj, mendoj se reduktimi i periudhës së karantinës ishte një zgjedhje e mirë dhe kujdesshme nga CDC”, tha Anthony Fauci.

Njoftimi vjen pasi më shumëse 200 mijë raste të reja u konfirmuan gjatë dy ditëve të fundit në të gjithë vendin. Rritja drastike e rasteve i faturohet variantit Omicron, i cili tani është dominues në vend.

Studimet fillestare sugjerojnë se Omicron është më i butë, por më ngjitës se variantet paraardhëse. Numri në rritje i të infektuarve ka shtuar presionin në një sërë industrish, përfshirë atë të udhëtimeve ajrore me mijëra fluturime të anuluara gjatë Krishtlindjeve. Ishin pikërisht drejtuesit e kompanive të mëdha ajrore që kërkuan reduktimin e periudhës së karantinës, ndërsa anulimet e fluturimeve vazhdojnë për të 4-tën ditë.

Të këshilluara

Përhapja e Omicron, Franca shtrëngon masat

Franca ka njoftuar kufizime më të rrepta për Covid mes shqetësimeve për variantin Omicron. Që nga 3 janari, puna në distancë do të bëhet e detyrueshme për ata q...

08:48

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48