Flash

Bisedimet për marrëveshjen bërthamore, Irani kërkon heqjen e sanksioneve

Lapsi.al 28 December 2021
Bisedimet për marrëveshjen bërthamore, Irani kërkon heqjen e

Bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të arritur ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore, rinisën në Vjenë më 27 dhjetor. Teherani ka thënë se bisedimet duhet të fokusohen në heqjen e sanksioneve ndaj Republikës Islamike dhe në “garancitë” se Uashingtoni do t’i bashkohet kësaj marrëveshjeje.

“Raundi i tetë i bisedimeve sapo ka nisur”, tha Alain Matton, zëdhënës i Bashkimit Evropian, që ndërmjetëson këto bisedime.

Raundi i shtatë i bisedimeve përfundoi më 17 dhjetor pasi Irani shtoi disa kërkesa të reja. Para nisjes së bisedimeve në Vjenë, ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian tha se në agjendë të bisedimeve duhet të jetë “çështja e garancive dhe verifikimit” të heqjes së sanksioneve amerikane, nëse Uashingtoni rikthehet në marrëveshjen bërthamore.

“Çështja më e rëndësishme për ne është të arrijmë në një pikë, ku fillimisht nafta iraniane të mund të shitet me lehtësi, pa pengesa”, citohet të ketë thënë Amir-Abdollahian. Diplomatët nga palët që janë ende pjesë e marrëveshjes, Kina, Britania, Franca, Gjermania dhe Rusia – janë duke marrë pjesë në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin. Shtetet e Bashkuara kanë qenë pjesë e këtyre bisedimeve në mënyrë indirekte, pasi janë larguar nga marrëveshja më 2018.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, Sekretarii Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed al-Nahyanin, në një konferencë të përbashkët shtypi në Departamentin e Shtetit në Uashington,13 tetor 2021. Marrëveshja e arritur më 2015 kishte për qëllim kufizimin e aktivitetit bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Por, në vitin 2018, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump tërhoqi shtetin e tij nga marrëveshje dhe rivendosi sanksione ndaj Republikës Islamike. Menjëherë pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, Irani gradualisht ka filluar të shkelë pikat e marrëveshjes dhe të pasurojë uraniumin përtej niveleve të lejuara./REL

Të këshilluara

Përhapja e Omicron, Franca shtrëngon masat

Franca ka njoftuar kufizime më të rrepta për Covid mes shqetësimeve për variantin Omicron. Që nga 3 janari, puna në distancë do të bëhet e detyrueshme për ata q...

08:48

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48