Flash

Franca ashpërson masat kundër pandemisë, bëhet e detyrueshme puna nga shtëpia

Lapsi.al 28 December 2021
Franca ashpërson masat kundër pandemisë, bëhet e detyrueshme

Franca ka bërë të ditura kufizime më të ashpra për luftim të pandemisë, teksa shtrihet varianti Omicron i koronavirusit.

Nga 3 janari, puna nga shtëpia do të jetë e detyrueshme për ata që munden dhe organizimet publike do të kufizohen në 2,000 persona në ambientet e mbyllura.

Ky lajm vjen pasi Franca ka regjistruar më shumë se 100,000 raste të reja të infektimit të shtunën – njëherësh shifrën më të lartë të raportuar brenda një dite, prej shpërthimit të pandemisë.

Megjithatë, kryeministri francez, Jean Castex nuk ka marrë masa izolimi për natën e Vitit të Ri.

Shtetet në gjithë Evropën janë duke zbatuar masa të reja, si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve, të nxitura nga varianti Omicron.

Disa studime kanë sugjeruar se ky variant është më i butë sesa Delta, dhe personat e infektuar kanë më pak mundësi që të përfundojnë në spital.

Castex u ka thënë gazetarëve se pandemia duket si “film pa fund”.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka thënë se shkalla e infektimit është duke u dyfishuar çdo dy ditë, andaj ka paralajmëruar për “mega valë” të rasteve të reja.

Në masat e reja përfshihet edhe kufizimi për organizimet e jashtme me vetëm 5,000 persona, si dhe ndalesa për të ngrënë ushqim nëpër mjete të transportit gjatë udhëtimeve të gjata.

Klubet e natës do të mbeten të mbyllura dhe kafiteritë do të punojnë me kapacitete të kufizuara.

Plani i këtij shteti për pasaportë të vaksinës, përmes së cilit do të kërkohet vetëm dëshmia e vaksinimit dhe jo testi negativ për të hyrë të ambiente publike – do të hyjë në fuqi më 15 janar, nëse Parlamenti francez e miraton një draft të projektligjit.

Sipas të dhënave shtetërore, Franca aktualisht ka një mesatare të raportimit të mbi 70,000 rasteve ditore me koronavirus./rel

 

Të këshilluara

Përhapja e Omicron, Franca shtrëngon masat

Franca ka njoftuar kufizime më të rrepta për Covid mes shqetësimeve për variantin Omicron. Që nga 3 janari, puna në distancë do të bëhet e detyrueshme për ata q...

08:48

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48