Flash

Ministria e Shëndetësisë izraelite: Nuk ka nevojë për dozë të katërt, Omicron më i lehtë se Delta

Lapsi.al 25 December 2021
Ministria e Shëndetësisë izraelite: Nuk ka nevojë për

Ministria e Shëndetësisë izraelite ka vendosur të pezullojë dozën e katërt të vaksinës kundër Covid, pasi sipas të dhënave varianti Omicron është më i lehtë se Delta. Izraeli ka regjistruar 1482 raste në 24 orë. Sipas ministrisë së shëndetësisë, më të prekurit janë të rinjtë nën 20 vjeç; ndërsa 30% e të infektuarve të rinj janë persona të vaksinuar me tri doza vaksine. Por nga 88 rastet në gjendje të rëndë, 75% janë të pavaksinuar. Autoritetet shëndetësore në vend konfirmuan pezullimin e dozës së katërt për personat mbi 60 vjeç dhe për ata me gjendje shëndetësore të brishtë.

Izraeli shënon në këtë mënyrë një hap prapa për sa i përket dozës së katërt të vaksinës kundër Covid, duke nisur nga e diela e 26 dhjetorit. Vendimi është marrë pas analizimit të të dhënave që vinin nga Britania e Madhe, sipas të cilave varianti Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda në krahasim me variantin Delta. Rikujtojmë se Izraeli ishte vendi i parë në botë që autorizoi dozën e katërt.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI