Flash

SHBA dhe Ukraina mohojnë pretendimet e Putinit

Lapsi.al 24 December 2021
SHBA dhe Ukraina mohojnë pretendimet e Putinit

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina mohojnë se Kievi po përgatit ofensivë ushtarake në rajonin lindor.

Një pohim të tillë e bëri presidenti rus Vladimir Putin gjatë konferencë së tij, të enjten më 23 dhjetor.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se “faktet e bëjnë të qartë se agresioni i vetëm në kufirin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, është grumbullimi i ushtarëve rusë dhe retorika luftarake nga lideri i Rusisë”.

Vladimir Putin ka pohuar se shqetësimi i Perëndimit për grumbullimin e trupave ruse dhe një pushtim të mundshëm të Ukrainës, mund të jetë pretekst i një përpjekjeje të mundshme të Ukrainës për të nisur ofensivë kundër separatistëve në lindje.

Zyrtarët e Ukrainës kanë mohuar një mundësi të nisjes së një ofensivë kundër separatistëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha se pretendimi i Putinit është i pavërtetë.

Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Kievi kanë ngritur alarmin për rreth 100,000 ushtarë rusë, të vendosur pranë kufirit me Ukrainën dhe në Krime.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë se Moska është duke planifikuar një ofensivë të mundshme ushtarake, që nëse ndodh, mund të shpërthejë brenda javësh./REL

Të këshilluara

Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s

Në konferencën vjetore për mediat në Moskë të enjten (23.12.), presidenti Putin pritet të flasë edhe për konfliktin në Ukrainë. Por aktualisht nuk ka shenja të ...

08:25

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI