Flash

Në Itali rikthehen maskat e detyrueshme edhe në ambientet e jashtme

Lapsi.al 24 December 2021
Në Itali rikthehen maskat e detyrueshme edhe në ambientet e jashtme

Italia shtrëngon masat kundër pandemisë, pasi infektimet me koronavirus prekën një rekord të ri ditën e enjte. Më shumë se 44 mijë raste dhe 168 vdekje u shënuan në 24 orët e fundit, një rritje prej 70 për qind në vetëm një javë.

Autoritetet njoftuan anulimin e të gjitha aktiviteteve festive për Vitin e Ri, ndalimin e koncerteve dhe eventeve të tjera në ambient të hapur deri më 31 janar, e po ashtu mbylljen e diskotekave dhe klubeve të natës.

Ministri i Shëndetësisë, Robverto Speranca, tha se maskat do të bëheshin sërish të detyrueshme edhe jashtë, dhe se në ambiente publike të tilla si teatro, kinema apo mjete të transportit publik, do të kërkoheshin vetëm maska me mbrojtje të lartë.

Gjithashtu, Franca raportoi një numër rekord prej më shumë se 91 mijë rastesh 179 vdekje, ndërsa Omicron vijon të përhapet vrullshëm në vend. Por ndërsa transmetueshmëria e lartë e variantit po gjeneron shifra alarmante anekënd botës, më shumë të dhëna provojnë faktin se ai është më pak agresiv se paraardhësit.

Sipas një studimi të Agjencisë për Sigurinë Shëndetësore në Britaninë e Madhe, personat me Omicron kanë 50 deri në 70 për qind më pak mundësi të shtrohen në spital. Por edhe pse i cilësojnë si inkurajuese të dhënat, autoritetet druhen se numri i lartë i infektimeve mund të rrisë presionin në spitale. Studimi tregon gjithashtu se aftësia e vaksinës për të parandaluar infektimin me Omicron fillon të zbehet 10 javë pas dozës përforcuese.

Të këshilluara

Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s

Në konferencën vjetore për mediat në Moskë të enjten (23.12.), presidenti Putin pritet të flasë edhe për konfliktin në Ukrainë. Por aktualisht nuk ka shenja të ...

08:25

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI