Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Roja e magazinës që gjeti gruan e masakruar nga burri: Mendoja se ishin në momente intime dhe u afrova për t’i larguar

Lapsi.al 5 July 2021
Roja e magazinës që gjeti gruan e masakruar nga burri: Mendoja se

Roja i magazinës ku ndodhi vrasja makabre në Krujë ishte ai që njoftoi policinë për ngjarjen e rëndë.

“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë” - u shpreh punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij për policinë, lidhur me krimin e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bubq të Krujës.

Roja i magazinës njoftoi policinë, pasi ka pikasur makinën tip ‘Ford”, në të cilën 51 vjecari Artan Ismalaja qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, 45-vjecare Klarita. “U afrova për t’i larguar” mësohet të jetë shprehur ai.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Bubq, të Krujës mesditën e sotme. Burime nga blutë e Krujës thanë se viktima ka patur shumë shenja thike në trup, ç’ka mendohet sipas tyre të jetë tortuar nga bashkëshorti.

Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh. Ndërkohë, të paqarta janë motivet pasi policia e Krujës deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte në Tiranë.

Po ashtu nga pohimet e familjarëve të tyre, mësohet se çifti nuk ka patur probleme. Aktualisht 51-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, pasi goditi disa herë me thikë edhe veten.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43