Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Dosja e drogës/ “Djali i dha 6 mijë euro shefit të anti-krimit që më nxorri nga burgu”

Lapsi.al 4 July 2021
Dosja e drogës/ “Djali i dha 6 mijë euro shefit të

Fiqiret Seferi, një ndër personat e arrestuar si rezultat i megaoperacionit të dy ditëve më parë, ka deklaruar se si e ndihmoi policia që të lirohej, menjëherë pas arrestimit.

Në dosje ai ka rrëfyer se ka trafikuar drogën në Itali dhe kur është kthyer është arrestuar në Portin e Durrësit, por me ndërhyrjen e djalit, që i ka dhënë 6 mijë euro shefit të antikrimit të Kavajës është liruar.

PJESE NGA DOSJA

“Nga deklarimet e Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini, kanë rezultuar të dhëna se gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike ato mbështeteshin edhe nga punonjës të policisë Durrës. Në veçanti, Seferi ka deklaruar se pas trafikimit të sasisë së lëndës narkotike të ngarkesës së parë, ai më pas ishte kthyer në Shqipëri, duke u nisur me traget nga Bari. Pasi kishte arritur në Portin e Durrësit, ishte shoqëruar nga policia shqiptare për faktin se rezultonte s kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Itali.

Pasi e kishte marrë në pyetje për këtë fakt, në darkë e kishte lënë të lirë, duke i thënë që të paraqitej të nesërmen në Komisariatin e Policisë Kavajë. Ai është marrë në pyetje nga oficeri i policisë Artur Krasniqi, i cili kishte dijeni për aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve të shtetasit Fiqiret Seferi, por e ka lënë të lirë.

Në deklarimin e tij, Fiqiret Seferi ka përshkruar: “Pasi arrita në Shqipëri më ndaloi Policia sepse kisha detyrimin e firmës e nuk mund të dilja nga shteti pa leje. ndejta gjithë ditën në zonën e Portit të Durrësit, në zonën e Policisë, e në pasdite më lanë të lirë me detyrimin që të nesërmen të paraqitesha në kuesturën e Kavajës.

Shkova mëngjesin e ditës pas në kuesturë, ku më informuan se nga porti i Durrësit më kishte nxjerrë Sajmir Kurti, ma tha kreu i Antikrimit të Luzit të Vogël, lagjja në të cilën unë banoj, që quhet Artur Krasniqi. Më pyeti pse kisha dalë nga Shqipëria pa leje. Policia e Kavajës ishte në dijeni për udhëtimin me drogë të bërë nga unë në Itali, bashkë me Ajdini.

Më lanë të lirë sepse djali im Hamid pagoi 6 mijë euro para në dorë dhe ia dorëzoi personalisht shefit të antikrimit të Kavajës, që nëse nuk gaboj quhet Mandi, për të më lëshuar nga Kuestura e Kavajës, sepse unë duhet të isha arrestuar për atë që kisha bërë. Unë nuk e kam njohur Mandin asnjëherë, djali im e ka njohur dhe më ka referuar gjithçka që ka ndodhur.

Kreu i Policisë ishte nën këmbët e Sajmir Kurtit, Artur Krasniqit, ishte nën këmbët e Mandit, e polici që më ka marrë në pyetje ishte shefi i antikrimit i Luzit të Vogël, ai nuk ka marrë lekë nga mua, jemi bërë shokë e më pas më ka kërkuar të kultivonim ‘bar’ bashkë, që nuk e kemi bërë. Kur më mori në pyetje ishte i veshur civil”, - thuhet në dosje.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43