Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Shkeljet në rrugë/ Policia gjobit rreth 2500 shoferë, tetë prej tyre arrestohen

Lapsi.al 4 July 2021
Shkeljet në rrugë/ Policia gjobit rreth 2500 shoferë, tetë

Në stilin tipik të qeverisjes Rama, ku krimet dhe tragjeditë nuk paraprihen por ndaj tyre reagohet më pas, dhe Policia Rrugore vazhdon aksionin e intenfisikuar pas ngjarjes tragjike të 25 qershorit, ku katër pjesëtarët e një familje humbën jetën në një aksident në rrugën Fier-Vlorë.

Lexo më tej: Aksidenti/ Shuhet familja, prindrit me dy vajzat e mitura ishin kthyer për pushime 

Nga shkeljet e konstatuara, përfshihet shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/ orë, drejtim mjeti në gjendje të dehur, parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, përdorim të celularit në timon dhe mosvendosje e rripit të sigurimit.

Për këto parregullsi, Policia njofton se ka vendosur 2482 gjoba, ka arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje. Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi.

"412 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 178 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve." - njoftoi mes të tjerash policia. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43