Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Mali i Tomorrit prej shtatë ditësh në flakë, terreni i vështirë për shuarjen e zjarrit

Lapsi.al 4 July 2021
Mali i Tomorrit prej shtatë ditësh në flakë, terreni i

Prej shtatë ditësh zjarri në Malin e Tomorit nuk ndalet. Kanë qenë temperaturat e larta dhe era që kanë bërë që zjarri të përhapet, duke krijuar vatra të reja, ndërkohë që në disa zona raportohet se shumë vatra zjarri janë drejt neutralizimit.

Në ndihmë të punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, kanë mbërritur edhe 25 forca të ushtrisë dhe banorë të fshatrave përreth Tomorit.

Duke qenë se terreni është i vështirë dhe mjetet e kanë të pamundur futjen në zonë, zjarri është duke u fikur me forca njerëzore.

Katër helikopterë kanë kryer gjatë ditës së sotme rreth 36 hedhje uji nga lartësia në të gjithë hapësirën që po digjet, por kjo nuk ka mjaftuar që të neutralizohen të gjitha vatrat e zjarrit që edhe sot janë përhapur në disa zona nga era.

Burimet zyrtare nga ADZM Berat konfirmojnë se deri më tani janë djegur rreth 23 hektar pyll me pisha si dhe janë djegur disa vendbanime të kafshëve të egra dhe shumë fole zogjsh.

ADZM bën me dije se, nga ana e kësaj drejtorie janë kërkuar për ndihmë më shumë forca ushtarake dhe helikopterë por deri më tani nuk ka ardhur asnjë ndihmë shtesë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43