Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë një video që ia ka dërguar një qytetar sipas të cilit bëhet fjalë për parcela kanabisi të mbjella në fshatin Belush të Shkodrës. Sipas denoncuesit aty ishin disa parcela ku janë mbjellë mbi 3 mijë rrënjë kanabis dhe që ruhen nga persona të armatosur.
I njëjti person shkruan se parcelat janë në mbrojtje të shefave të policisë që marrin përqindje nga fitimet. “Në narkoshtet, shefa dhe policë ndajnë paratë e drogës me trafikantët!” – shkruan Berisha që publikon edhe SMS-në e denoncuesit.
“Pershendetje dr po ju dergoj nje informacion ae ka te beje me rreth 3 mij rrenje kanabis sativa keto jan te mbjellura ne vendin qe quhet belush e kap shkodra si zone dhe aty kufizohet me fshatrat e lezhes un e kam pa rastesisht dhe kam filmuar shum pak se ishin plantacione plot e mora vesh se kryesori na ishte Vitor Gjini nga Vigu dhe banues ne talie lezhe.
Ky zoteria ka cu punetoret atje ishin te armatosur nuk lenin njerez te kalojne aty shyqyr qe nuk me pane duke filmuar nje parcele te vogel imagjino sa ishin tjerat behet fjale 3 mij rrenje Ju lutem beje publike ju dergoj dhe locacionin ku dhe mbrohen nga shefat e policise shkoder dhe nga polici i zones.ato marrin perqindjen e vet” – thuhet në mesazh. ©LAPSI.al