Është arrestuar në Kavajë prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi dhe shoferi i tij. Policia njofton se është kontrolluar edhe banesa e prokurorit. Burime nga SPAK bejne me dije se pas pak do kete nje njoftim zyrtar ne lidhje me arrestimin e prokurorit te Kukesit. Dyshohet se prokurori ka qenë në vëzhgimin e SPAK dhe akuzohet për korrupsion.
Karriqi ka qenë edhe prokuror i çështjes së këngëtares Fjolla Morina, e cila u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës.