Flash

Takimi Kurti-Vuçiç/ Lajçak: Nuk ishte bisedë e lehtë, dialogu vijon në korrik

Lapsi.al 15 June 2021
Takimi Kurti-Vuçiç/ Lajçak: Nuk ishte bisedë e

Mirosllav Lajçak, përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi u shpreh se takimi mes dy liderve: Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç nuk ishte një takim i lehtë, por e rëndësishme është që ndodhi.

"Të dy liderët patën një shkëmbim shumë të sinqertë dhe të hapur se çfarë kërkojnë të dy nga dialogu. Çfarë është e rëndësishme për Bashkimin Europian është që të dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër përpara përveç se të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Lajçak.

Më tej, ai tha se të dy liderët konfirmuan përkushtimin për të punuar për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve përmes dialogut.

“Dialogu do të vazhdojë përpara fundit të korrikut. Bashkimi Europian, ashtu si edhe qytetarët në Kosovë dhe Serbi, kanë pritshmëri të larta nga dy liderët për të tejkaluar trashëgiminë e së kaluarës dhe të drejtojnë Kosovën dhe Serbinë drejt së ardhmes së përbashkët europiane, duke normalizuar raportet në një mënyrë gjithëpërfshirëse”, tha Lajçak.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI