Flash

BSH prezanton kartëmonedhën 10 mijë lekëshe, mban portretin e Asdrenit

Lapsi.al 15 June 2021
BSH prezanton kartëmonedhën 10 mijë lekëshe, mban portretin

Nga korriku do të hidhet në qarkullim kartëmonedha e re prej 10 mijë lekëshe, që është dhe prerja më e madhe që është emetuar ndonjëherë. Deri tani, kartëmonedha me vlerën më të madhe ishte ajo prej 5 mijë lekësh. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka prezantuar ditën e sotme dy prerje të serisë së re të kartëmonedhave. Krahas kartëmonedhës së re 10 mijë lekësh do të hidhet në qarkullim dhe prerja e re prej 1,000 lekë.

Sa i përket veçorive, kartëmonedha 1000 lekëshe vjen me një dizajn të rifreskuar, duke pësuar ndryshime që lidhen me të gjitha elementët në tërësi. Kartëmonedha 10,000  lekë mban simbolet e identitetit tonë kombëtar, shoqëruar me autorin e Himnit Kombëtar Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni). Kartëmonedha 1 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, ndryshon ngjyrë në kënde të ndryshme shikimi, si dhe shiritin e ndritshëm në pjesën e pasme. Kartëmonedha e re 10 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, hologramën e shoqëruar me efekte të ndryshme optike.

Të këshilluara

Durrës/ Mbytet pasi ra në pus i moshuari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Katund i Ri në Durrës, ku ka humbur jetën një i moshuar. Sipas raportimeve të polici...

08:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI