Flash

Nis takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Borell: Një mundësi që duhet ta shfrytëzojmë

Lapsi.al 15 June 2021
Nis takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Borell: Një

Në ndërmjetësimin e BE-së, ashtu siç edhe u njoftua ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Fillimisht Kurti dhe Vuçiç, janë takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme Josep Borell.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha para takimit të sotëm se këto bisedime nuk do të jenë të lehta, por ky proces dhe angazhimi i sinqertë i të dyja palëve është i domosdoshëm për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi një mundësi të re dhe na duhet ta shfrytëzojmë atë”, ka thënë Borell , duke shtuar se kjo vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim Kurti është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Selimi, ndërsa Vuçiç është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç.

 

Të këshilluara

Durrës/ Mbytet pasi ra në pus i moshuari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Katund i Ri në Durrës, ku ka humbur jetën një i moshuar. Sipas raportimeve të polici...

08:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI