Flash

Roskovec/ Bien nga shtylla e tensionit të lartë, ndërrojnë jetë dy elektriçistë

Lapsi.al 15 June 2021
Roskovec/ Bien nga shtylla e tensionit të lartë, ndërrojnë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Roskovec. Dy elektricistë kanë rënë nga shtylla elektrike e tensionit të lartë, duke ndërruar jetë.

Viktimat janë shtetasit Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi.

"Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

 

Të këshilluara

Durrës/ Mbytet pasi ra në pus i moshuari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Katund i Ri në Durrës, ku ka humbur jetën një i moshuar. Sipas raportimeve të polici...

08:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI