Flash

COVID-19 në Kosovë/ 12 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit dhe asnjë viktimë

Lapsi.al 15 June 2021
COVID-19 në Kosovë/ 12 të infektuar gjatë 24 orëve

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 12 qytetarë të infektuar, ndërsa nga krahu tjetër, për fat të mirë, sërish nuk ka asnjë viktimë.

Lajmi mirë është që 24 orët e fundit janë shpallur të shëruar 119 qytetarë.

"15 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.

Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.

Në total numri i rasteve aktive është 238", njofton IKSHPK.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI