Flash

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

Shqipëri/ 14 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe asnjë viktimë

Lapsi.al 2 June 2021
Shqipëri/ 14 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

14 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit.

"Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3,057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë", njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (2 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 14

Të shëruar në 24 orë 48

Të shtruar në spitale 35

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,057

Testime totale 726,739

Raste pozitive 132,351

Raste të shëruara 129,521

Raste Aktive 379

Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 128

Korçë 63

Shkodër 59

Berat 33

Lezhë 25

Elbasan 23

Vlorë 13

Gjirokastër 14

Durrës 6

Kukës 6

Fier 4

Dibër 5

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI