Flash

U plagos me armë ditë më parë dhe nuk tregoi autorin e krimit, gjykata e Vlorës jep vendimin për Ergys Likaj

Lapsi.al 1 June 2021
U plagos me armë ditë më parë dhe nuk tregoi autorin e

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e detyrim paraqitjes për Ergys Likajn, i cili u plagos me armë zjarri pak ditë më parë dhe nuk tregoi emrin e autorit të krimit. Më vonë u zbulua se personi që e kishte plagosur ishte 18 vjeçari Ersiljo Mataj i cili është shpallur në kërkim nga policia. Pasi u paraqit i plagosur në ambulancën e qytetit të Vlorës, Likaj tha se kishte ndodhur nga pakujdesia e tij dhe se ishte vetë-plagosur, duke fshehur kështu autorin e krimit.

Policia zbuloi se Ergys Likaj ditën e plagosjes kishte qenë në një ambient lokal në Lungomare bashkë me një kushëririn e tij. Kur 18 vjecari E.Mataj ka shkuar në lokal, i ka dhënë një telefon për të folur me dikë tjetër. Dyshohet se Likaj ka folur me dikë që është në burg. Pasi ka rënduar telefonatën, 18 vjecari ka marrë telefonin dhe ka nxjerrë armën duke qëlluar disa herë nga këmbët. Për pasojë Ergys Likaj ka marr dy plumba. 18-vjeçari Mataj pasi e ka qëlluar është larguar.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI