Flash

Gati Planet e Menaxhimit për rreth 200 mijë ha pyje dhe kullota, përfitojnë 6 bashki të vendit

Lapsi.al 31 May 2021
Gati Planet e Menaxhimit për rreth 200 mijë ha pyje dhe kullota,

Rreth 200 000 ha pyje dhe kullota në gjashtë bashki të vendit janë mbuluar me plane menaxhimi. Kjo është mundësuar nga projekti i Shërbimeve Mjedisore, bashkëfinancim i Bankës Botërore, Agjencisë Suedeze për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondit për Mjedis Global (GEF). Bëhet fjalë për bashkitë Has, Malësi e Madhe, Korçë, Maliq, Berat dhe Gramsh. Planet e reja të menaxhimit janë një domosdoshmëri në momentin që planet e vjetra të menaxhimit nuk janë më të vlefshme për njësitë e qeverisjes vendore. Ato nuk i përgjigjen më realitetit të ri territorial e administrativ të krijuar pas reformës së vitit 2014, si dhe nuk adresojnë si duhet sfidat me të cilat ndeshen sot pyjet dhe kullotat në Shqipëri.

Për përgatitjen e planeve të reja të menaxhimit ka patur një proces të gjatë konsultimesh dhe takimesh me ekspertë të fushës, me shoqata të ndryshme që trajtojnë çështje mjedisore dhe me universitetet. Për të mbështetur këtë proces është hartuar një udhëzues bashkëkohor dhe është ndërtuar një aplikacion për grumbullimin dhe ruajtjen e të dhënave të terrenit. Hartimi i planeve të menaxhimit u krye nga dy kompani ndërkombëtare në konsorcium me kompani vendase, duke sjellë eksperiencën më të mirë në këtë fushë.

Përse janë të domosdoshme planet e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave?

Së pari, ato japin të dhëna të detajuara mbi grumbullin dhe speciet pyjore. Së dyti, japin të dhëna mbi sasinë sipas specieve dhe ngastrave pyjore. Së treti japin të dhëna për biodiversitetin, speciet pyjore me vlera të larta konservuese, florën dhe faunën.

Planet e menaxhimit paraqesin edhe bilancin ekonomik të burimeve natyrore për 10 vitet e ardhshme, duke planifikuar potencialin e shfrytëzimit për një menaxhim të qëndrueshëm te burimeve, me interes për komunitetet që jetojnë përreth këtyre zonave.

Këto plane gjithashtu bëjnë të mundur planifikimin e ndërhyrjeve të nevojshme nëpërmjet masave menaxhuese duke e konsideruar pyllin si ekonomi që gjeneron të ardhura. Udhëzuesi i ri për hartimin e planeve të menaxhimit projekton zhvillimin e pyllit si ekonomi me pjesëmarrjen e komunitetit, ku planifikimi për 10 vitet e ardhshme bëhet duke marrë në konsideratë mendimet e ekspertëve, historikun, kërkesat e komunitetit në respekt edhe të barazisë gjinore.

Hartimi i planeve të menaxhimit është kryer për njësi menaxhuese të ashtuquajtura “Ekonomi Pyjore”, duke ruajtur aty ku ka qenë e mundur informacionin historik të tyre, ndërkohë që disa njësi janë bashkuar në njësi më të mëdha duke unifikuar informacionin në interes të bashkisë.

Sfida kryesore në vijim është mbulimi 100% i sipërfaqes pyjore të Shqipërisë me plane menaxhimi dhe krijimi i traditës së hartimit të këtyre planeve mbi bazën e frekuencës sipas afatit ligjor prej 10 vitesh. Shqipëria ka rreth 1.1 Milion hektarë pyje dhe kullota. Kjo e dhënë rezulton nga procesi i Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave që u realizua në kuadër të projektit të Shërbimeve Mjedisore.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI