Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtësisë ka urdhëruar ditën e sotme nisjen e hetimit disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
“Zyra e ILD-së u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftim.
Ndonëse në ambientet e gjykatës duhet të punohet për të vënë pas hekurave kriminelët, gjyqtarja në videot e publikuara ne Tik Tok shihet të sfilojë në korridorin e gjykatës deri në zyrën e saj.
