Flash

Shehaj: Nuk ka fitore me Bashën në krye, PD duhet të ndryshojë

Lapsi.al 30 May 2021
Shehaj: Nuk ka fitore me Bashën në krye, PD duhet të

Agron Shehaj, kandidat për kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e brendshme që do të zhvillohen më 13 qershor, këtë të diel, ka zhvilluar një takim me demokratët e Njësisë 11 në kryeqytet.

Ai tregoi përpara qytetarëve vizionin e tij mbi të ardhmen dhe si e shikon ai kauzën opozitare për të rrëzuar qeverisjen në pushtet. Roli i anëtarësisë, nëpërmjet referendumeve dhe zgjedhjen e kandidatëve, janë disa nga ndryshimet që PD sipas Shehajt do të marrë, nëse ai vjen në krye.

“Nëse fiton qëndron, nëse jo ikën. Vendimet duhet t’i marrë anëtarësia, duhet të mblidhemi. Ka ardhur dita që ne të ndryshojmë kryetarin e PD, që nesër të rrëzojmë Edi Ramën. Siç thash, dua t’iu dëgjoj. Skam dyshim që më ndiqni, mendimin tim e keni dëgjuar, nëse keni pyetje jam i gatshëm ti përgjigjem, e kritikat t’i dëgjojë. Jam në PD, kam dhënë kontributin tim në PD, punova me përkushtim që zgjedhjet e 25 prillit. Do vazhdoj të jem në PD. Hedhin hije në ajër që kjo është një lojë për të qenë në garë. Unë kam thënë që dua të jem kryetar i PD, sepse jam i bindur që do e forcoj PD. Për të qenë më i besueshëm, thashë s’kam për të marrë asgjë, edhe nëse më ofrohet pas garës, për të treguar që s’po luaj. I jam futur një gare sepse besoj që PD duhet të ndryshojë, kjo është arsyeja. Nuk kam asnjë interes personal, veçse kërkoj që demokratët të më japin besimin e tyre për në krye të PD.

Votat janë blerë, s’ka dyshim, por s’ka qenë e vetmja arsyet e humbjes, duhet të bënim më shumë. Duhet të përfshijmë ata që meritojnë, njerëzit e aftë, të zotë e të besueshëm. Këtë s’e vendos unë, por anëtarësia dhe forumet e PD. E vetmja arsye që kemi humbur zgjedhjet është se Rama ka blerë vota, atëherë ne themi s’futemi në parlament dhe zgjedhje, sepse ai do të vjedhë edhe zgjedhjet e ardhshme. Unë e thash, duhet të futemi në parlament, e thashë, vjedhje ka pasur, por kjo nuk është e vetmja arsye. Po të mendoja që ishte e parakohshme nuk do të futesha në garë. Unë mendoj që ishte gjëja e duhur për të bërë, nuk mund të heshtnim të gjithë e të thoshim që s’ka diskutime. Unë jam realisht i bindur që po kandidoj për t’u bërë kryetar i PD, sepse po nuk ndryshoi PD rrezikojmë të gjithë. Kjo është arsyeja që u futa në garë. Kjo të jetë e qartë.

 

 

Jam në PD, do të jem e do të mbetet, gara e forcon PD. Kjo është demokracia, demokracia është garë. Mund të zgjidhja të jepja kontributin tim brenda PD, të hidhja mendimin tim e ai të mos përfillej. Mendova që ky lidership s’i çon demokratët në fitore. Nëse kryetari aktual i PD rikonfirmohet, do të shohim nëse kam pasur unë gabim apo mirë. Shpresoj ta kem unë gabim. Këtë vendim e kam marrë sepse mendoj që PD ka nevojë për më shumë kontribut nga unë. Një prej elementëve kryesore që duhet të denoncojmë. Të gjithë e dimë që në Shqipëri s’ka zhvillim ekonomik, e punësim, është sepse Shqipëria është e korruptuar. Këtë e dinë të gjithë. Të qenit kryetar i një dege, s’do të thotë që s’je i përshtatshëm për t’u kandiduar.

Strategjia është e qartë, opozitë e fortë, opozitë mbi vjedhjet duke e çuar deri në fund. Nuk mund të ketë kauza që lihen rrugës, kauzat çohen deri në fund. Duhet t’i qëndrojmë besim kauzave. Do të krijohet platformë online, ku do të përfshihen anëtarët, në vendimmarrje, në referendumet që do të bëhen brenda PD.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI