Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një statusi në rrjetet sociale, bëri me dije se 4441 persona të tjerë morën vaksinën kundër koronavirusit në 24 orët e fundit. Manastirliu po ashtu njofton se që nga nisja e procesit të vaksinimit masiv, në vendin tonë e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës 770084 persona.
Kujtojmë se objektivi i qeverisë është që të arrihen 1 milionë vaksinime brenda muajit qershor me qëllim që sezoni turistik të jetë më i lehtësuar.