Flash

Operacion i gjerë antidrogë/ VOA: Në dy vitet e fundit, kultivimi i kanabisit ka pasur tendencë të rritjes

Lapsi.al 29 May 2021
Operacion i gjerë antidrogë/ VOA: Në dy vitet e fundit, kultivimi

Në Shqipëri, një operacion i gjerë i policisë kundër kultivimit të marijuanës, nisi sot që në orët e para të mëngjesit në zonën e Krujës dhe Fushë Krujës. Në operacion u angazhua një numër i madh forcash, përfshirë dhe njësitë specialë të policisë. Gjithshka është ndjekur nga afër nga drejtuesit më të lartë të Policisë. Sipas burimeve zyrtare, sinjalizimi për sipërfaqe të mbjella me cannabis erdhi fillimisht nga vrojtimi ajror i avionëve special të Guardia di Finanza-s italiane, e cila ka nisur monitorimin që prej mesit të muajit maj.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur përveç parcelave të mbjella me fidanë, edhe sera ku kultivohej marijuana, apo dhe mjedise të mbyllura ku rritja e cannabis sativas stimulohej përmes ndriçuesve të fuqishëm. Deri pasdite, burime nga policia bënë të ditur për të paktën 10 arrestime, ndërkohë që operacioni mësohet të jetë ende në vijim e sipër.

Në dy vitet e fundit, gjatë 2019-ës dhe 2020-ës, kultivimi i cannabis sativa-s ka patur një tendencë në rritje, pas një tkurrjeje të ndjeshme që u rregjistrua në vitin 2018, kur u shkatërruan pak më shumë se 35 mijë rrënjë, ndërsa sipërfaqja e zbuluar nga vëzhgimi ajror nuk e kalonte 1 hektar. /VOA/

Të këshilluara

Zhduket në Greqi 38-vjeçarja shqiptare

Një 38-vjeçare shqiptare në Athinë ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, Ermalda Arapi ka dalë nga shtëpia e saj në ...

16:04

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI