Rastet e raportuara me Covid-19 në Kosovë janë ulur. Një i vdekur dhe 28 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.025 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.