Flash

Publikohet raporti/ Danimarka ndihmoi SHBA të spiunonte liderët e BE

Lapsi.al 31 May 2021
Publikohet raporti/ Danimarka ndihmoi SHBA të spiunonte liderët e BE

Një raport i publikuar, së fundmi, nga mediat daneze zbulon se Shërbimi Sekret i Danimarkës ndihmoi SHBA-në të spiunonte politikanët europianë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, nga viti 2012 në 2014. Sipas raportit të prezantuar në “Danmarks Radio”, Shërbimi Inteligjent i Mbrojtjes (FE) bashkëpunoi me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë në SHBA (NSA), për të mbledhur informacion. Të dhëna u mblodhën gjithashtu dhe mbi zyrtarë të tjerë nga Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia.

Akuza të ngjashme shpërthyen për herë të parë në vitin 2013. Në atë kohë, sekretet e zbuluara nga Edward Snowden tregonin se NSA kishte përgjuar dhe telefonin e kancelares gjermane. Kur u bënë ato akuza, Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë përgjigje të plotë, por tha se telefoni i zonjës Merkel nuk ishte duke u përgjuar, pasi Gjermania është një aleate e ngushtë e SHBA-së. Në raportin e ri, të ndarë me disa agjenci europiane lajmesh, NSA thuhet se ka hyrë në mesazhet me tekst dhe bisedat telefonike të një numri individësh të njohur duke përdorur kabllot daneze të internetit në bashkëpunim me Shërbimin Sekrete. Së bashku me zonjën Merkel,  në shënjestër të përgjimeve ishte dhe Ministri i atëhershëm i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dhe udhëheqësi i opozitës, Peer Steinbruck.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI