Flash

BE pritet të miratojë vaksinën ruse “Sputnik V” në shtator

Lapsi.al 30 May 2021
BE pritet të miratojë vaksinën ruse “Sputnik V”

Autoritetet e BE-së kanë vendosur që aprovimi i vaksinës ruse “Sputnik V” për përdorim mund të jepet përgjatë muajit Shtator, pasi ende nuk janë siguruar mjaftueshëm të dhëna për të certifikuar cilësinë e saj.

Ky lajm është bërë i ditur nga gazeta gjermane “Bild am Sonntag, duke ju referuar burimeve qeveritare. Nga ana tjetër Kryetari i Landit të Bavarisë, Markus Soder ka shprehur dëshirën që vendimi për vaksinën ruse të merret me shpejt.

Soder ka kërkuar nga Agjensia Europiane e Barnave që aprovimi i “Sputnik V” të jepet brenda një kohe sa më të shkurtër, në mënyrë që ritmi i vaksinimit në BE të përshpejtohet. Ai ka shtuar se nuk duhet të ketë vonesa vetëm për arsye politike. Ndërkaq, landi i Bavarisë ka planifikuar blerjen e 2.5 milion dozave të vaksinës “Sputnik V”, sapo ajo të marrë aprovimin nga EMA.

Rusia e ka nxjerrë vaksinën e saj për përdorim që në Gusht të vitit të kaluar, para përfundimit të plotë të analizave shkencore, që zakonisht parashikojnë një kohë të caktuar për të gjitha vaksinat. Në atë periudhë, vendimi i Rusisë u prit me kritika nga komunitetet shkencore. Megjithatë, nga ana tjetër, janë 70 Shtete që e kanë lejuar përdorimin e vaksinës ruse për popullsinë e tyre.

Procedura për marrjen e aprovimit të “Sputnik V” nga Agjensia Europiane e Barnave ka nisur që në muajin Mars. Ndërkaq, dy Shtete të BE-së, Hungaria dhe Sllovakia edhe pa aprovimin e EMA-s, janë duke e përdorur prej kohësh vaksinën ruse. Deri më tani, në BE janë aprovuar nga EMA vaksinat e Pfizer/Biontech, Moderna, Astra Zeneca dhe Johnson&Johnson, të gjitha të prodhuara në vendet perëndimore.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI