Flash

Kryeministri britanik martohet në një ceremoni sekrete

Lapsi.al 30 May 2021
Kryeministri britanik martohet në një ceremoni sekrete

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është martuar me të fejuarën Carrie Symonds në një ceremoni sekrete në Katedralen Westminster në Londër. Ceromonia  u zhvillua të shtunën pasdite, tha një zëdhënës i Downing Street.

Zëdhënësi shtoi se çifti do të bëjë një festë për familjen dhe miqtë verën e ardhshme. Dasma e fshehtë u zhvillua vetëm disa ditë pasi Johnson dhe Symonds kishin shpërndarë ftesa për dasmën e tyre në Korrik të 2022.

Sipas mediave britanike,  as anëtaret më të lartë të stafit të Downing Street nuk ishin në dijeni të planit të dasmës.  Ndërkohë që zyra e kryeministrit britanik ka refuzuar të komentojë në lidhje me dasmën. Të pranishëm në dasmë ishin babai i Johnson dhe disa vëllezër e motra të tij  dhe në mbrëmje ata së bashku me disa muzikantë  u panë të largohen nga Downing street.

Më 29 Prill, 2020, Johnson dhe Symonds u bënë prindër për herë të parë. Johnson, 56 vjeç, ka katër fëmijë nga martesa e tij e dytë me Marina Wheeler. Symonds, 33 vjeç, ka një një karrierë të suksesshme politike, duke qenë pjesë e ekipit të fushatës që ndihmoi që Johnson të rizgjidhej si kryetar i Bashkisë së Londrës në 2012.

Në moshën 29 vjeç, Symonds u bë drejtoresha më e re në Partinë Konservatore. Sipas analistëve ajo ishte një pikë  thelbësore në imazhin e Johnson gjatë fushatës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI