Flash

Zgjohet nga koma i vetmi i mbijetuar i aksidentit me teleferik në Itali, vogëlushi kërkon prindërit

Lapsi.al 29 May 2021
Zgjohet nga koma i vetmi i mbijetuar i aksidentit me teleferik në Itali,

I mbijetuari i vetëm i aksidentit tragjik me teleferik në Itali, 5-vjeçari Eitan Biran ka dalë nga koma. Sikurse njoftojnë mediat italiane, vogëlushi ka pyetur për prindërit e tij, ndërsa ende nuk i është dhënë lajmi tragjik.

“Më dhemb fyti, ku janë mami dhe babi?”, mësohet të ketë thënë Eitan, i cili ndodhet në Spitalin e Fëmijëve Regine Margherita në Torino,

Vogëlushi humbi prindërit Amit dhe Tal, vëllain dy vjeçar Tom dhe gjyshërit e tij, kur kabina ra në një lartësi prej 20 metrash në malin Mottarone afër liqenit Maggiore në veri të Italisë. Aksidenti përfundoi me 14 viktima, përfshirë pesë anëtarë të familjes së 5-vjeçarit. Halla e Eitanit e cila punon si mjeke në Itali po qëndron pranë tij dhe po përgatitet t’i japë lajmin tragjik.

Ndërkaq, deri tani tre familje kanë kërkuar të birësojnë vogëlushin ndëra dhurata dhe ndihma të shumta kanë shkuar në ndihmë të tij.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI