Flash

Raporti rajonal: Në Shqipëri shfaqet forma më e rëndë e kapjes së shtetit, grupet përdorin entet publike për të “luftuar” njëri -tjetrin

Lapsi.al 10 May 2021
Raporti rajonal: Në Shqipëri shfaqet forma më e rëndë e

Në Shqipëri mundësitë për kapjen e shtetit nga grupet e interesit janë më të mëdha se kudo në rajon, raportohet në një studim të fundit që publikoi Lidershipi për integritet dhe Zhvillim në vendet e Europës Juglindore (SELDI) “Për rreziqet e kapjes së shtetit dhe reformat e politikave në Ballkanin Perëndimor 2020”.

Grafiku në fund tregon se si biznesi dhe institucionet publike në Shqipëri kanë predispozitë të lartë në raport me vendet e tjera të Ballkanit për të përdorur funksionet publike që nga shërbimet, deri të ligjet në favor të interesave të grupeve të caktuara.

Raporti që mori në studim tregues dhe perceptime deri në vitin 2020 tregoi se, Shqipëria dhe Serbia renditen më keq nga të gjashtë vendet e tjera, pasi zotërojnë shumicën e faktorëve që mundësojnë kapjen e shtetit. Këto faktorë përfshijnë joefektivitetin e politikave antikorrupsion, mungesën e integritetit, mungesën e paanësisë dhe zbatimit selektiv të njëanshëm të interesave ndaj privatit.

Politikat joefektive antikorrupsion në nivelin e organizatave publike janë një problem në të gjitha këto vende, por në nivele më të larta në Shqipëri.

Studimi tregon se në Shqipëri dhe Serbi janë të përhapura praktikat kur vendosja e sanksioneve bëhet në mënyrë selektive. Administratat publike vendosin sanksioneve duke ndjekur interesat e privatëve. Ky tregues sinjalizon nivelin më të lartë të kapjes së shtetit. Përdorimi i enteve publike jo vetëm për të përfituar, por edhe si mjet ose armë kundër konkurrentëve është përdorimi më i madh i kapjes së shtetit, vëren studimi. Politikat antikorrupsion konsiderohen veçanërisht joefektive në institucionet publike të lidhura me sektorin e ndërtimit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, në inspektoratet e punës në Bosnjë.

Rezultatet e studimit tregojnë se asnjë nga vendet e Ballkanit nuk është afër kapjes së plotë të shtetit, por ka dëmtime kritike në funksionimin e kontrolleve dhe ekuilibrave demokratikë dhe ekonomikë. Gjetjet tregojnë se, janë rritur se tepërmi entet publike jo efektive, të cilave u mungon integriteti, paanshmëria dhe protokollet e fuqishme anti-korrupsion.

Studimi tregon gjithashtu presion në rritje të kapjes së shtetit nga biznesit, d.m.th. monopolizimi që ndodh në nivelin kombëtar, sektorial ose institucional. Presioni i monopolizimit është më i larti në Shqipëri dhe Kosovë.

Në Ballkanin Perëndimor prokurimi publik është një zonë rreziku e madhe për korrupsion, pasi përdoret jo vetëm për të prokuruar mallra dhe shërbime por shpesh për të transferuar fonde publike në xhepat privatëve. Tenderët shpesh dizajnohen për të favorizuar ofertuesit specifik. Mbikëqyrja e kontratave është e dobët dhe përdoren me tepri procedura me negocim dhe një numër i madh i tenderëve ka vetëm një ofertues, etj./

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vijon dita me mot të kthjellët deri në mesditë kur në zonat malore shfaqen vranësira kalimtare duke sjellë gjatë pasdites vetëm shira të izoluar në verilindje. ...

07:27

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI