Flash

Aksident i rëndë në Berat-Skrapar, mjeti bie nga ura në lumin Osum

Lapsi.al 9 May 2021
Aksident i rëndë në Berat-Skrapar, mjeti bie nga ura në

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop. Mjeti tip Audi,ms targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga ”Ura e Vërtopi”t dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum edhe pse nuk ka pasur prurje. Si pasojë e rrëzimit drejtuesja e mjetit Anxhela Ibra 28-vjeçe,është plagosur rëndë, ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime.

Pas njoftimit të bërë nga një roje i një fabrike aty pranë që pa gjithë skenën. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë,të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren. E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku, pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI