Flash

Rama: Meta do të shkarkohet dhe nuk ka më bashkëpunim me të, do konsultohemi me PD për presidentin e ri

Lapsi.al 10 May 2021
Rama: Meta do të shkarkohet dhe nuk ka më bashkëpunim me të,

Në një fjalim të mbajtur përpara deputetëve të PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Sociliste duhet që të kthejë fitoren e saj në fitore për Shqipërinë. Kreu i qeverisë ka deklaruar se shkarkimi i presidentit Ilir Meta është vendimi më i shpejtë që duhet marrë.

Rama ka thënë se Meta dhe partia e tij nuk do të kenë asnjë mundësi bashkëpunimi me mazhorancën e PS-së, teksa nuk i ka kursyer as akuzat ndaj tij.

"Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka e s’do ketë asnjë bashkëpunim. Do shkarkohet nga detyra. Një personazh grotesk që e turpëron shoqërinë, Shqipërinë me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çminuar institucionin e Presidentit duke e votuar në bllok shkarkimin”, deklaroi Rama.

Ai tha se s’ka asnjë qëllim tjetër, përveç pozicionim në krah të shoqërisë. Për emrin e Presidentit të ri, ai tha se ndonëse është shumë herët PS do të konsultohet me PD për këtë çështje.

“Është shumë herët për të folur për zëvendësimin e tij por në çdo rast qoftë para kohe, qoftë në kohë ne do konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri”, tha Rama.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vijon dita me mot të kthjellët deri në mesditë kur në zonat malore shfaqen vranësira kalimtare duke sjellë gjatë pasdites vetëm shira të izoluar në verilindje. ...

07:27

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI