Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Irani vazhdon bisedimet me Arabinë Saudite për uljen e tensioneve në Gjirin Persik

Lapsi.al 10 May 2021
Irani vazhdon bisedimet me Arabinë Saudite për uljen e tensioneve

Për herë të parë Irani ka konfirmuar se po zhvillon bisedime Arabinë Saudite, duke thënë se ulja e përshkallëzimit të tensioneve në Gjirin Persik është në interes të të dyja vendeve dhe rajonit. “Ka pasur bisedime dhe ato kanë qenë në lidhje me çështje bilaterale dhe rajonale”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Saeed Khatibzadeh, në konferencën për shtyp më 10 maj.

Ai tha se nuk mund të flitet për rezultatet por këmbënguli se Teherani gjithmonë i ka mirëpritur bisedimet. Presidenti i Irakut, Barham Salih, konfirmoi më 5 maj se vendi i tij kishte pritur të paktën dy raunde bisedimesh midis përfaqësuesve iranianë dhe sauditë.

Bisedimet, për të cilat thuhet se janë zhvilluar në Bagdad muajin e kaluar, shënojnë takimin e parë të nivelit të lartë midis të dy palëve që kur Riadi ndërpreu lidhjet diplomatike me Teheranin në 2016. Arabia Saudite e qeverisur nga sunitët dhe shumica shiite Irani janë në rivalitet të gjatë që ka ndikuar në konfliktet në të gjithë rajonin, nga Jemeni në Siri, shkruan Rel.

Sidoqoftë, zyrtarët sauditë dhe iranianë kohët e fundit kanë zbutur gjuhën e tyre dhe thanë se ishin të përgatitur për pajtim. Princi i Kurorës Saudite, Mohammad bin Salman ka thënë se Riadi synon një “marrëdhënie të mirë dhe të veçantë” me Iranin, nëse Teherani i jep fund sjelljeve negative.

 

 

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ndoqi një politikë të “presionit maksimal” kundër Iranit dhe në përgjithësi mbështeti politikat saudite. Por, pasardhësi i tij, presidenti Joe Biden, po kërkon të ringjallë marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare me Iranin të braktisur nga paraardhësi i tij dhe ka sinjalizuar se pret me padurim përfundimin e luftës së udhëhequr nga sauditët në Jemen kundër rebelëve Huthi të lidhur me Iranin.

Të këshilluara

Natë e përgjakshme në Amerikë

Një person ka hapur zjarr në Kolorado gjatë një feste ditëlindjeje mbrëmjen e djeshme, ku i mori jetën 6 personave, përfshirë edhe të dashurën e tij dhe më pas ...

08:12

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI