Flash

Prag zgjedhjesh/ Celibashi sqaron tre variantet e votimit: Vota i shkon partisë/koalicionit edhe nëse votoni vetëm kandidatin në fletën e votimit

Lapsi.al 24 April 2021
Prag zgjedhjesh/ Celibashi sqaron tre variantet e votimit: Vota i shkon

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u shpreh se janë marrë të gjitha masat e duhura me qëllim që gjithçka të jetë gati për ditën e nesërme dhe votimi të nisë në orën 07:00. Në emisionin ‘’Kjo Javë”, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi theksoi se deri më tani nuk është evidentuar problematikë në shpërndarjen e bazës materiale në të gjitha KZAZ-të e vendit.

“Një ditë para zgjedhjeve është rasti të sqarojmë procedurat e votimit. Janë tre mënyra se si votuesi të plotësojë fletën e votimit: ai mund të votojë vetëm për partinë politike, në kuadratin përbri logos së partisë apo koalicionit, varianti tjetër është kur zgjedh partinë/koalicionin dhe kandidatin përkatës dhe mënyra tjetër shenjimi vetëm për kandidatin e një partie/koalicioni pa qenë i detyruar të bësh zgjedhjet për partinë apo koalicionit të cilit ky kandidat i përket, por edhe në këtë rast vota që ti ke dhënë vetëm për kandidatin i shkon edhe partisë që i përket ky kandidat. Çdo mënyrë tjetër ka shumë propabilitet të konsiderohet e pavlefshme” -sqaroi Celibashi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI