Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka folur rreth sigurisë së vaksinave që kanë ardhur në Shqipëri duke pretenduar se ato janë të skaduara. Pak pas këtyre deklaratave ka reaguar Instituti i Shëndetit Publik. Përmes një njoftimi, ISHP e konsideron denoncimin si përpjekje të dështuar për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe t’iu rikthyer jetës normale.
Në njoftim saktësohet se vaksinat janë të sigurta dhe janë sjellë në Shqipëri brenda të gjitha standardeve të ruajtjes.
"“Përdorimi i procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës zgjedhore është një përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’ju kthyer jetës së dëshiruar prej 14 muajsh .
Vaksinat janë të sigurta, janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standarteve të ruajtjes.", sqarohet në njoftim.